Kadri Veseli e nis seancën me 5 minuta pauzë, mungojnë deputetët (LIVE)

10:09 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka nisur seancën e sotme plenare duke kërkuar 5 minuta pauzë.

Kjo ka ardhur pasi asnjë prej deputetëve dhe as prej ministrave të kabinetit qeveritar nuk ishte i pranishëm në sallën e seancave plenare në ora 10:00 kur edhe parashihej të fillonte seanca.

Seanca e sotme është vazhdim i seancës që kishte mbetur në gjysmë pas formimit të Qeverisë lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021./arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?v=adQ-QlZvc8s&feature=youtu.be

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme