Kosovari vret gruan e tij me thikë dhe dorëzohet në polici

09:41 | 2 Tetor 2017
L G

Një grua 27 vjeçe që jetonte në Siegburg të Gjermanisë, është vrarë mbrëmë nga burri i saj 36 vjeç.

Sipas raportimit të medieve gjermane, kryesi i veprës është paraqitur në stacionin e policisë duke pranuar fajësinë dhe më pas duke u arrestuar nga policia.

Ndërkohë burime të medieve, të afërta me çiftin, bëjnë të ditur se viktima dhe bashkëshorti i saj janë shqiptarë nga Vushtrria.

Sipas fqinjëve, çifti jetonte në një apartament në ndërtesën e pasme prej disa muajsh. Siç raportohet, burri ka punuar në një restorant aty pranë apartamentit.

Madje, fqinjët e kanë përshkruar si një çift të pakuptimtë dhe se mëngjesin e ditës së djeshme ata ishin grindur, raporton KSTA.de.

Gjithashtu, në raportim bëhet i ditur edhe fakti se 36-vjeçari në momentin e ngjarjes kishte thirrur edhe Emergjencën duke u thënë se kishte sulmuar gruan e tij.

Trupi i pajetë i bashkëshortes u gjet në ndërtesë ku edhe mjekët konfirmuan vdekjen e saj.

Burri 36 vjeç theksohet të ketë qëlluar bashkëshorten e tij me një thikë ku gjaku ishte gjetur si njolla tek ai.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme