Google ADS

Një person gjendet i varur në pemë te Liqeni Articial, dalin detajet

09:02 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Një person është gjetur i varur në një pemë në zonën e liqenit Artificial në kryeqytet.

Lajmin e bënë me dije policia, ndërkohë që personi i pajetë e konstatoi një kalimtar që kishte dalë për vrap nga liqeni në orët e para të mëngjesit.

Informacioni i policisë

Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se : Në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik. Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur. Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme