Jeta mund të vazhdojë edhe pas vdekjes, por në mënyrën e gjumit.
Doktorët thonë se kanë gjetur prova shkencore se truri i njeriut vazhdon të punojë edhe pasi ka vdekur klinikisht.
Një pacient tregoi një aktivitet të trurit për 10 minuta pasi zemra e tij pushoi së rrahuri dhe truri jepte valë normalisht siç kur flemë gjumë.
Doktorët në një repart terapie intensive kanadeze e përshkruajnë rastin si një gjë të jashtëzakonshme, të pashpjegueshme.
Shkencëtarët e Universitetit të Ëestern Ontario në Kanada lidhin impulset elektrike në tru me rrahjet e zemrës, pasi personit i hiqen aparaturat që e mbajnë në jetë.
Pasiviteti i trurit i parapriu ndalesës së zemrës në tre nga katër rastet. Megjithatë në një prej këtyre rasteve, truri i pacientit vazhdonte të punonte pasi zemra i kishte ndaluar.
“Vetëm në një pacient, një breshëri e vetme vale vazhdonte pasi kishte humbur ritmi kardiak dhe presioni arterial i gjakut”, thonë shkencëtarët.
Kishte ndryshime domethënëse në aktivitetin elektrik të trurit mes 30 minutave para vdekjes dhe pesë minuta pasi zemra kishte ndalur.
Tek të katër pacientët të dhënat e trurit të tyre ishin shumë të ndryshme, çka do të thotë që secili prej nesh do e përjetojë vdekjen në mënyrë unike.
Të ngrëshme apo helmuese? Entuziastët e kërpudhave në Francë...
Mbappe merr një vendim të çuditshëm për karrierën e tij që k...
Yakin deklarohet pas humbjes ndaj Serbisë – flet edhe për pa...
Admirali Munsch tregon nëse do të ketë shtim të trupave të K...
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Harris me presion ndaj Trump për shëndetin e tij: Nuk dihet ...