Roboti vret një njeri në kompaninë Volkswagen

09:26 | 2 Korrik 2015
Arbresh.info

Një robot ka shtypur një punëtor në fabrikën e prodhimit të Volkswagen në Gjermani, thonë zyrtarët e kompanisë.

Një djalë 22 vjeçar ishte duke ndihmuar për të mbledhur robotin stacionar që kap dhe konfiguron pjesë të makinave, në ato momente makina ka kapur atë dhe e ka shtyrë kundrejt një pjese metalike, raporton ‘Associated Press’. Ai më vonë vdiq nga lëndimet e marra. Volkswagen nuk ka bërë të ditur emrin e viktimës.

Një zëdhënës i kompanisë së makinave tha për ‘Associated Press’ tha se roboti mund të programohet për detyra specifike dhe se kompania beson se keqfunksionimi është si rezultat i gabimit njerëzor.

Edhe pse kompania përdor disa robotë të peshës së lehtë për të punuar në linjën e prodhimit në krah me njerëzit, një zëdhënës i tha ‘Financial Times’ se ky nuk ishte një nga ata robotë. Tipi i këtij roboti që shtypi djalin zakonisht mbahet në kafaz. Djaloshi i cili punonte me robotin ishte brenda kafazit kur ai e kapi.

Prokurorët akoma nuk kanë vendosur nëse do të ngritin aktakuza dhe kë do të përndjekin ligjërisht. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme