Google ADS

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me thikë në Marseille

23:09 | 1 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin jugor të Francës.

Një burrë që thirri ‘Allahu Akbar’ ka sulmuar me thikë njerëzit në stacionin kryesor të trenit në Marseille, duke vrarë dy gra, transmeton portali arbresh.info

Ushtria franceze ka arritur të neutralizojë sulmuesin pak aktit terrorist.

Policia paralajmëroi njerëzit që të shmangin stacionin e trenit të Shën Karlit.

Prokuroria në Paris ka theksuar se është duke e hetuar rastin, por ende nuk janë dhënë detaje se cili ka qenë motivi i sulmit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme