Katalonia kërkon nga BE-ja që të ndërhyjë në mbrojtjen e qytetarëve të saj

21:33 | 1 Tetor 2017
Trina Galanxhi

E majta republikane e Katalonjës i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të ndërhyjë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve katalanas.

Esquerra Republicana ka kërkuar nga BE-ja që të deklarohet në lidhje me të drejtën e votimit të qytetarëve për pavarësi pas dhunës të sotme, transmeton portali arbresh.info

Partia tha se “sot ka qenë dita më e hidhur dhe më e ëmbël”, duke e cilësuar votën si një arritje të madhe për popullin katalanas, ndërsa kanë shtuar se “është shfaqur ana më e keqë e shtetit spanjoll”.

“Ne kemi parë represionin e policisë. Kemi parë imazhe që nuk i kishim parë për dekada për parë dhe ato na kanë kthyer në një të kaluar të një dikture ushtrake që ne mendum se e kishim harruar”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme