AKR hap fushatën në komunën e Kamenicës

18:19 | 1 Tetor 2017
Arbresh.info

Aleanca Kosova e Re, sapo ka hapur fushatën në komunën e Kamenicës.

Kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e AKR-së, Amir Canaj tha se ndihet shumë i lumtur për faktin se ai ka mbështetjen e Behxhet Pacollit në mënyrë qe të ketë mundësinë ta shpëtoj dhe ndihmoj qytetin e tij, shkruan arbresh.info

Ai tha se qytetti i Kamenicës është lënë anash nga qeveritë e kaluara, dhe se qeveria e tij do të mbështes dhe do të ndihmoj që qyteti të ringjallet.

Amir Canaj premtoi se do të ringjallë ekonominë, do të rregullojë punimin e tokave, rregullimin e trotuareve, rregullimin e ujërave të zaza si dhe çdo problem me të cilin është përballur ky qytet deri më tani.

Një fjalim të shkurtë në Kamenicë, mbajti edhe kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli,  i cili tha se kjo anë e rëndësishme e Kosovës, nuk duhet asesi të lihet anash.

Ai ftoi qytetarët të besojnë në AKR dhe të votojnë Amir Canajn, pasi sipas tij Kamenica e ka shancin e vet me faktin që AKR, ka në dorë Ministritë kyçe të cilat do e ndihmojnë shumë këtë qytet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme