Sulm me thikë në Marsejë, ministri i Brendshëm në skenën e krimit

15:20 | 1 Tetor 2017
Arbresh.info

Një i dyshuar ka sulmuar me thike një sërë kalimtarësh në qytetin francez të Marsejës. Mësohet se ai është qëlluar për vdekje nga policia. 

Incidenti ndodhi në stacionin e trenit ‘Saint-Charles’ në Marsejë të dielën.

Ministri i Brendshëm francez Gérard Collomb tha në Twitter se shkoi menjëherë në skenën e krimit

Shërbimet e sigurisë po kryejnë një operacion në stacionin kryesor të qytetit në Francën jugore dhe kanë kërkuar nga njerëzit të qëndrojnë larg zonës.

Duke cituar zyrën e prokurorisë, mediat franceze raportojnë se u vra edhe një person tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme