Google ADS

Arrestohet pasi theri me thikë një person

14:55 | 1 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka therur me thikë një person në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë.

I lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar ka therur me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin dhe urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme