Vesel Makolli sekretar i përgjithshëm i AKR-së në hapjen e fushatës në Gjilan ka thënë se kjo parti ka programin më të mirë dhe të besueshëm për ta nxjerr këtë qytet nga katrahura, raporton arbresh.info.
Ai ka thënë se tash e 18 vjet Kosova me pothuajse të gjitha qytetet është degraduar, e sipas tij, është koha që të stopohet kjo.
“Ne tash jemi para zgjedhjeve lokale dhe e dimë se Kosova tash e 18 vite e ka përjetuar një degradim si në nivelin qendror dhe atë lokal. Andaj është koha të kfjellemi dhe t’i votojmë ata që kanë program. Ne nuk kemi shkop magjik t’i ndryshojmë gjërat, por duhet t’i stopojmë gjërat dhe ta nxjerrim qytetin e Gjilanit nga kjo katrahurë”.
Makolli ka thënë se synimet dhe qëllimet e AKR-së janë të mira duke iu bërë thirrje që të votohet programi i AKR-së.
“Ne jemi ata që kemi synimet dhe qëllimet më të mira dhe i kemi njerëzit më adekuat dhe mjaft të kualifikuar të cilët mundin që nesër ose pasnesër të punojnë për këtë vend. Nuk po zgjas shumë, vetëm iu bëjë thirrje që të votojmë drejt ata që sjellin dobi për qytetin.
Votoni atë që ka program më të mirë. Në këtë rast mendojë se AKR e ka programin më të mirë”, ka thënë Makolli. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1554064551325298/
Pentagoni thotë se një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveri...
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit t...
Përfshihet nga zjarri një stallë në Korçë, humb jetën një pe...
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...