Sot bëhen 20 vjet nga mbajtja e protestave studentore që u organizuan nga Unioni i Pavarur i Studentëve i Universitetit të Prishtinës (UPSUP).
Kjo demostratë që nisi në si lëvizje studentore llogaritet edhe si një ndër ngjarjet më të mëdha të historisë më të re të Kosovës.
Pas 1 Tetorit protestat studentore morën përmasa gjithëpopullore. Në Kosovë ndryshoi gjithcka. Politika paqësore pasive u zëvendësua me rezistencë aktive e më pas u shëndërru edhe në luftë të armatosur.
Për këtë ngjarje që sivjet mbushë 20 vjet produksioni “Anna” ka realizuar një dokumentar me titull “Fundi i heshtjes”.
Aty flasin protagonistët kryesorë të ngjarjes, organizatorët, mbështetësit e saj.
Flasin edhe ata që e kundërshtuan organizimin e kësaj proteste.
Në këtë dokumentar 50 minutësh flasin edhe ata që rrezikuan jetën për të qenë pjesë e këtij organizimi.
Dokumentari që mban autorësinë e gazetarit Arsim Lani, shpalosë për herë të parë prapaskenat e kësaj ngjarje, sfidat, rreziqet por edhe këmbënguljen.
Kjo ngjarje nuk nis dhe përfundon vetëm me protestat e 1 Tetorit. Ato ishin piknisje e zhvillimeve tjera që do ndodhin në Kosovë e që do kulmonin me lirinë e Kosovës.
Gjithcka që nga ideja për organizimin e protestës, mbajtjen e saj, protestat e mëvonëshme, fillimi i luftes dhe deri të Liria e Kosovës janë të përmbledhura në dokumentarin “Fundi i heshtjes” që shfaqet në Kinema ABC në Prishtinë në orën 20:00 dhe trasmetohet drejtpërdrejtë në RTK1.
Po ashtu këtë dokumentar, qysh në kohën e trasmetimit, mund të gjeni edhe në Gjirafa.com Magazina.al
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...