Shtetet e Bashkuara thonë se kanë hapur një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Korenë e Veriut dhe po shqyrtojnë nëse regjimi i Kim Jong Un-it është i interesuar të vazhdojë bisedimet për të hequr dorë nga armët bërthamore. Këto komente i bëri sot Sekretart Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, i cili ndodhet në Pekin për të kërkuar bashkëpunimin e Kinës në një fushatë “presioni maksimal” kundër Koresë së Veriut “ sipas tij.
“Kemi një kanal komunikimi me Phenianin, nuk po veprojmë verbërisht. Kemi disa, kemi tre kanale të hapura me Phenianin” u tha ai gazetarëve.
Sekretari Tillerson u takua me presidentin kinez Xi Jinping për bisedime se si ta detyrojnë Korenë e Veriut të braktisë programin e saj bërthamor. Diskutimet gjithashtu mbuluan tregtinë dhe përgatitjet për vizitën e parë të Presidentit Donald Trump në Kinë në nëntor.
Më parë të shtunën, sekretari Tillerson u takua me diplomatin më të lartë të Kinës, këshilltarin shtetëror Yang Jiechi dhe ministrin e jashtëm Wang Yi, raporton VOA.
Shtetet e Bashkuara janë duke u afruar me zyrtarët kinezë për angazhimin e Pekinit për kufizimin e importeve të qymyrit të Koresë së Veriut, hekurit, mineralit të plumbit dhe dhe ushqimeve të detit.
Nëse zbatohet plotësisht ndalimi i këtyre artikujve, kjo mund të reduktojë ndjeshëm të ardhurat e Koresë së Veriut këtë vit. Sipas Departamentit të Shtetit, Koreja e Veriut fitoi 1.5 miliardë dollarë nga eksporti i këtyre artikujve në Kinë në vitin 2016.
Kina është partneri tregtar numër një i Koresë së Veriut. Uashingtoni thotë se një bashkëpunim i Kinës është çelësi për prerjen e aftësisë së Phenianit për të fituar valutë të huaj.
Drejtori i Institutit Carnegie Endowment për Azinë, Douglas Paal thotë se megjithatë, ndikimi i Kinës mbi Korenë e Veriut është i kufizuar.
“Koreja e Veriu është shumë e gatshme të marrë udhëzime nga Kina. Ajo do të shfrytëzojë çdo gjë që mund të marrë nga Kina, por nuk kërkon udhëheqje politike nga Kina. Pra, ky është një problem që SHBA-ja dhe Koreja e Jugut duhet të trajtojnë drejtpërsëdrejti me Korenë e Veriut” tha zoti Paal për Zërin e Amerikës.
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...