Ka përfunduar si mos më keq shëtitja në Austri e Samantës, kukullës robot me vlerë më shumë se 3 mijë stërlina të krijuar nga një spanjoll.
Kukulla e cila është e pajisur me inteligjencë artificiale u prezantua në “Arts elektronika Festival” të Linz ku ka tërhequr vëmendjen e më shumë vizitorëve sesa pritej.
Por në disa raste interesi është transformuar pothuajse në përdhunim: në perfundim të festivalit roboti Samantha kishte pësuar aq shumë dëme sa kishte nevojë për një remont total.
“I kanë thyer dy gishta, i kanë prekur intensivisht gjoksin, këmbët dhe krahët. Në fund të panairit e kam gjetur shumë të pisët” tregoi i hidhëruar krijuesi i Samantës, Serxhi Santos.
Kukulla është e projektuar që të reagojë duke iu përgjigjur nëse i flitet, dhe të qajë nëse i preken gjinjtë apo ijet. “ishte një dashakeqësi, ka shtuar Santos. Njerëzit nuk e kanë kuptuar teknologjinë dhe e kanë trajtuar si barbarë.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...