Sot shënohet Dita ndërkombëtare e personave të moshuar, ndërsa profesionistët parashikojnë që deri në vitin 2050 numri i të moshuarve për herë të parë do ta tejkalojë numrin e të rinjve në botë.
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën.
Më 14 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit.
Në shumë vende të botës, politikanët mbajnë fjalime, veçanërisht ata përgjegjës të departamenteve qeveritare që përqendrohen tek të moshuarit. Radiot, televizionet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë.
Kjo ditë zakonisht është e mbushur edhe me shumë aktivitete të tjera, në shkolla dhe institucione të ndryshme tregohen materiale promovuese për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.
Gjithashtu, organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis, shëndetësi, arsim apo shërbime komunitare në respekt të moshës së tretë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është autoriteti drejtues dhe koordinues i OKB-së për çështjet e lidhura me shëndetin, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për këtë ditë.
Diskutimet janë përqendruar në tema të tilla si: plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më përfshirëse për personat e moshuar në fuqinë punëtore.
Në vitin 2002 Asambleja e dytë Botërore mbi Plakjen në Madrit miratoi Planin e Veprimit Ndërkombëtar për Moshimin për t’iu përgjigjur mundësive dhe sfidave të plakjes së popullsisë në shekullin e 21-të dhe për të nxitur zhvillimin e një shoqërie për të gjitha moshat.
Imazhet e njerëzve të moshuar nga kultura të ndryshme dhe prejardhje nga mbarë bota janë përdorur në mjetet promovuese të OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve prej 1 Tetorit të vitit 1991.
Ndërsa, në Kosovë, deri në këto momente nuk ka ndonjë njoftim për shënimin e kësaj dite.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...