Google ADS

Konsumimi i placentës i dëmshëm për shëndetin

23:42 | 30 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ekspertet shëndetësore kanë paralajmëruar që nënat të cilat konsumojnë placentën e tyre pas lindjes, mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.

Një ekip studiuesish nga Cornell Medical Center në New York, kanë studiuar konsumimin e këtij organi në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe tabletat, dhe kanë gjetur që përgatitja jo e duhur mund të mos largoj infeksionet siç janë Zika, hepatiti apo HIV.

Konsumimi i placentës është bërë shumë popullor për shkak të përfitimeve që ndihmojnë me depresionin pas lindjes si dhe ngritjen e energjisë dhe disponimit.

Megjithatë, këta ekspertë nuk kanë gjetur fakte të këtyre përfitimeve, madje kanë kërkuar nga mjekët që të udhëzojnë pacientët të mos ndërmarrin këtë hap.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme