Viola Spiro për lidhjen me Arjonin: Nuk jemi miq, por tatuazhin për të e kam ende

23:39 | 30 Shtator 2017
Arbresh.info

Kohët e fundit Viola Spiro ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj por edhe zhvendosjes në një tjetër televizion, nga Ora News në RTSH.

Moderatorja e sportit ka qenë shpeshherë në qendër të medias rozë për lidhjet e saj të dashurisë, sidomos marrëdhënia e saj publike me Arjon Muçën.

E ftuar në emisionin “Thumb” të Auloa Mustës dhe Fatma Haxhialiut, Viola ka treguar se si i ka aktualisht marrëdhëniet me ish- të dashurin dhe a është penduar ajo për këtë lidhje.

“Jo, nuk jam penduar. Kam mësuar shumë nga ajo lidhje që zgjati 4 vite, besoj edhe ai nga mua. Tani nuk jemi miq.“,- ka treguar Viola, njofton blitz.al

Fatma e ka pyetur nëse ajo vazhdon ta ketë tatuazhin që ka bërë në kohën kur ata kanë qenë të lidhur dhe Viola ka treguar se ende e ka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme