Ashtu siç është konfirmuar nga uebfaqja e Real Madridit, mbrojtësi do të mungojë në ndeshjen kundër Espanyolit duke iu bashkuar Marcelos dhe Theo Hernandezit jashtë linjave.
Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal do të jetë jashtë fushës ndeshjen e së dielës në La Liga kundër Espanyolit pasi është diagnostikuar me një infeksion viral, transmeton portali arbresh.info.
Mbetet ende e pa qartë për sa do të jetë jashtë fushe, por besohet se futbollisti do të humbas edhe ndeshjet e ardhshme me skuadrën kombëtare të Spanjës.
“Pas testeve të kryera në Dani Carvajalin, ai është diagnositfiuar me infeksion viral perdikard. Koha e tij e rikuperimit mbetet për tu vlerësuar”, shkruan klubi në deklaratën rreth lojtarit.
Carvajal nuk ka qenë në gjendje të mirë që disa ditë dhe iu nënshtrua një testi të shtunën për të identifikuar arsyet e simptomave të tij./arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...