Procedura e temave të doktoratës u ndërpritet 14 kandidatëve

06:41 | 2 Korrik 2015
Arbresh.info

Një numër jo i vogël i pretendentëve për të marrë titullin “doktor shkence” në Universitetin e Prishtinës, do të duhet të nisin pothuajse nga fillimi shumëçka rreth publikimeve shkencore, të nevojshme për të marrë këtë titull.

Kjo, ngase Këshilli Qendror i Studimeve të Doktoratës i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që t’ua ndërpresë vazhdimin e procedurave për marrjen e këtij titulli, së paku 14 kandidatëve, kanë thënë burime të “Kohës Ditore” brenda UP-së. Ndërkaq, edhe katër kandidatëve të tjerë, do t’u dalë ende shumë punë deri në marrjen e titullit “doktor shkence”, pasi që ka pasur ankesa ndaj punimeve të tyre të doktoratës, pas publikimit të temave në ueb-sajtin e UP-së, bëjnë të ditur burimet e gazetës.

Të kontaktuar nga gazeta, zyrtarë të Universitetit kanë konfirmuar se në lidhje me një numër kandidatësh për të marrë titullin “doktor shkence”, tashmë Komisioni ka sjellë një vendim.

Durim Berisha, këshilltar i rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, ka thënë për gazetën se në bazë të vendimit të Këshillit Qendror të Studimeve të Doktoratës (KQSD) të UP-së, në mars të vitit 2015, në ueb- faqen e Universitetit, ka filluar publikimi i punimit shkencor kualifikues, i kandidatëve të cilët presin vendimin për ratifikimin e doktoratave të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme