Neymar fitoi një penallti kundër Bordeauxit dhe festoi atë duke përqafuar Edinson Cavanin, gjë që sugjeron se nuk ka asgjë të keqe ndërmjet tyre.
Neymar dhe Edinson Cavani duket se kanë zgjedhur problemet rreth ekzekutimit të penaltive gjatë ndeshjes së Paris Saint Germain në Liga 1 kundër Bordeauxit, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja ishin të përfshirë në një konflikt në fushë gjatë takimit kundër Lyonit se kush duhet të marrë përgjegjësi për goditjen nga pika e bardhë.
Cavani kishte fituar në atë rast por dështoi për të shënuar dhe trajneri Unai Emery ka thënë se do të bëjë ndryshime në ekzekutimin e penalltive në mënyrë që t’i shmanget një situate të ngjashme.
Ishte Neymar që ekzekutoi goditjen nga pika e bardhë kundër Bordeauxit dhe gjuajti topin në pjesën e majtë të portës dhe më pas duke festuar atë me Cavanin./arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...