Zëvëndëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli, ka kërkuar përfshirjen e SHBA-vë në dialogun Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, z.Pacolli ka theksuar se përfshirja e SHBA-ve në dialog duhet të jetë e domosdoshme për shkak të “rolit që ka luajtur Amerika në përfundimin e luftërave në ish-Jugosllavi”, transmeton portali arbresh.info
Ai ka theksuar se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi pa ndihmën e Amerikës do të jetë shumë e vështirë.
Postimi i plotë i z.Behgjet Pacolli
Përfshirja e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme
Duke marrë parasysh rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përfundimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ndërtimin e paqes dhe garantimin e stabilitetit në Evropën Juglindore, respektivisht Ballkanin Perëndimor është pothuajse e paimagjinueshme dhe shumë e vêshtirë të ketë një Marrëveshje përfundimtare/historike Kosovë-Serbi pa përfshirjen direkte të ShBA-ve.
Andaj, përfshirja direkte e SHBA-së bashkë me BE-në, në fazën përfundimtare është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet një Marrëveshje përfundimtare e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...