Plani i qeverisë rajonale katalanase për të mbajtur një referendum të pavarësisë është “tallje me demokracinë”, ka deklaruar ministri i jashtëm spanjoll.
Në një intervistë për Associated Press, Ministri i Jashtëm, Alfonso Dastis, akuzoi qeverinë katalanase për përpjekjen e promovimit të një sistemi që bie ndesh me qëllimet dhe idetë e Bashkimit Europian, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se referendumet nuk mund të bazohen me demokracionë, duke thënë se shpesh ato kanë qenë një “instrument i zgjedhjes së diktatorëve”.
“Ajo që qeveria katalonase është duke bërë është tallje me demokracionë. Është një parodi e demokracisë. Populli katalan, që është pjesë e Spanjës, nuk mund të vendosë për të gjithë vendin”, tha ai.
Ai ka mbrojti vendimin e qeverisë spanjolle për të vendosur mijëra trupa policore në Kataloni në mënyrë që të parandalohet votimi.
LEXO EDHE: Referendumi në Katalonia: Me traktorë nëpër Barcelonë për të mbështetur votimin
Qeveria spanjolle thotë se referendumi për pavarësinë në rajonin verilindor është jokushtetues, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka pezulluar votimin në mënyrë që të shqyrtojë çështjen.
Megjithatë, zyrtarët katalanas kanë deklaruar se referendumi do të mbahet ditën e diel./arbresh.info/
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...