Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se autoritetet kurde të Irakut “do të paguajnë çmimin” për mbajtjen e referendumit të pavarësisë, i cili u kundërshtua gjerësisht nga fuqitë e mëdha.
Kurdët e Irakut mbështetën në masë të madhe pavarësine në referendumin e të hënës, duke sfiduar vendet fqinje, të cilat kanë frikë se votimi mund të ushqejë separatizmin kurd në kufijtë e tyre dhe të dërgojë drejt konflikteve të reja, transmeton portali arbresh.info
“Ata nuk po formojnë një shtet të pavarur, por po hapin një plagë në rajon”, tha Erdogan para anëtarëve të partisë së tij Ak në qytetin turk lindor Erzurum.
Erdogan ka ndërtuar lidhje të forta tregtare me autoritetet kurde në Irakun e veriut, i cili pompon qindra mijëra fuçi naftë çdo ditë përmes Turqisë për eksport në tregjet botërore.
“Ne nuk pendohemi për ato që kemi bërë në të kaluarën. Por mëqenëse kushtet ndryshohen dhe Qeveria Rajonale Kurde, ka marrë hapa kundër nesh, ata do të duhet të paguanë çmimin, “tha ai.
Turqia ka kërcënuar vazhdimisht kurdët me vendosjen e sanksioneve ekonomike, duke ulur në mënyrë efektive aksesin e tyre kryesor në tregjet ndërkombëtare./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...