Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka deklaruar se SHBA-të janë “në kontakt të drejtpërdrejtë” me Korenë Veriore.
Tillerson tha se Uashingtoni është “duke hetuar” mundësinë e bisedimeve me Phenianin, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi linja të komunikimit me Phenianin”, tha ai gjatë një udhëtimi në Kinë. “Ne nuk jemi më në një situatë të errët”.
Koreja Veriore dhe SHBA-të janë kanë shkëmbyer retorikë të nxehtë gjatë muajve të fundit, megjithatë deri me tani nuk është ditur se ekzistojnë linja të komunikimit.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërcënuar të asgjësojën Korenë Veriore, duke thënë se udhëheqësi i vendit Kim Jong-un, “është pranë një misioni vetëvrasës”.
Koreja Veriore e vazhdoi retorikën, duke e quajtur Trumpin “psikopat”.
Lufta e fjalëve është rritur pas testimit të raketës së gjashtë balistike nga regjimi komunist./arbresh.info/
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...