Më pak se dy javë më parë, gjithçka dukej të ishte një problem i madh.
Neymar dhe Edinson Cavani ishin përplasur se kush duhet të jetë ekzekutuesi i penalltisë në fitoren 2 me 0 të Paris Saint Germainit ndaj Lyonit, shkruan portali arbresh.info.
Raportet u shfaqën shpejtë se në dhomën e zhveshjes menjëherë pas ndeshjes, Neymar ka kërkuar nga klubi të shes reprezentuesin uruguaian.
Sidoqoftë, dyshja u shfaqën së bashku në fushë në fitoren e lehtë 3 me 0 ndaj Bayern Munichut dhe gjithçka dukej në rregull.
Por, për të vërtetuar se raportet e tyre janë rregulluar dhe dyshja në sulm kanë lënë pas atë që ndodhi javë më parë ndërmjet tyre, ekzekutimin e një penallti nga PSG-në të gjithë e prisnin.
Ishte ndeshja si nikoqir në Parc des Princes ndaj Bordeauxit që i dha përgjigjje gjithë kësaj.
Cavani nuk insistoi kësaj radhe dhe i lejoi ish sulmuesit të Barcelonës të ekzekutojë penalltinë.
Neymar u tregua i saktë duke realizuar golin e dytë personal (41′) brenda kësaj ndeshje pas supergolit nga gjuajta e lirë në minutën e pestë./arbresh.info/
https://twitter.com/wesleyguisis/status/914153860826124289
https://streamable.com/4o3lq
https://twitter.com/xbarretfoot/status/914154562029801473
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...