Me një organizim edukativ-promovues që sot u mbajt në Parkun e qytetit në Shkup, Agjencia për ushqim dhe veterinari shënoi Ditën botërore të luftës kundër tërbimit, sëmundje që është po aq e rrezikshme për njerëzit sa edhe për kafshët.
Nga përfaqësues të Fakultetit për mjekësi veterinare, nga Oda e veterinarëve të Maqedonisë dhe shoqatat veterinare, u dërgua apel deri te të gjithë qytetarët që kanë qen dhe mace në shtëpitë e tyre, të jenë pronarë të kujdesshëm, ti vaksinojnë kafshët kundër sëmundjes së tërbimi dhe në këtë mënyrë do të ruajnë shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e vet.
Në këtë organizim qytetarët kishin mundësi që me kafshët e tyre t’i vizitojnë shoqatat e veterinarëve që ishin pjesë e ngjarjes, ku përveç këshillimeve falas, ata mund të bënin edhe kontrolle të kafshëve të tyre, ndërsa interesim më të madh kishte për marjen e kartelave për zbritje në çmim gjatë vaksinimit të kafshëve.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...