Google ADS

AAK anulon fushatën në Rahovec, shkaku i dy të rinjve që vdiqën në aksident

14:30 | 30 Shtator 2017
Arbresh.info

Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Rahovec ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimin e paraparë për sonte si shenjë solidariteti me familjet e dy të rinjve që humben jetën mëngjesin e sotëm në një aksident komunikacioni.

“Në shenjë respekti e nderimi për dhimbjen e familjeve Thaçi e Krasniqi, pas vdekjes së bijëve të tyre në aksidentin tragjik, Shtabi Zgjedhor i AAK-së në Rahovec ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimin e paraparë për sonte. Ngushëllime të sinqerta!”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme