Google ADS

“Rruga B” dhe “Kalabria” edhe sivjet nuk do të kyçen në Termokos

14:04 | 30 Shtator 2017
Arbresh.info

Lagja “Rruga B” dhe “Kalabria” në Komunën e Prishtinës edhe këtë vit nuk do të kyçen në Termokos. Ndonëse është premtuar shumë herë se do të kenë shtrirje të rrjetit të ngrohjes, kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Zyrtarë për informim në Termokos thanë se do të fillojnë punimet në zgjerimin e rrjetit në disa pjesë të këtyre lagjeve.

Luan Puka, banor në lagjen “Rruga B”, tash e sa vite pret të kyçet në ngrohtoren e qytetit. Por Puka thotë se, pavarësisht që është bërë premtim tash e një kohë, ende nuk është bërë as një hap në drejtim të kyçjes së kësaj lagje në Termokos.

“Mëkat i madh që nuk po na kyçin, kjo është lagje e madhe. Edhe ata i kanë interesat e tyre nëse na kyçin , por nuk e di pse kjo nuk po ndodh. Nëse na kyçin do të kenë edhe ata leverdi”, tha.Ndërsa zyrtarja për informim në Termokos, Afërdita Uka, tha për Radio Kosovën , se çështja e zgjerimit të rrjetit për ngrohje në Rrugën B, por edhe në disa lagje tjera të kryeqytetit tashme i takon Komisionit Evropian, që janë duke e implementuar projektin e koogjenerimit. Sipas Ukës, Komisioni Evropian tashme ka bërë gjitha përgatitjet dhe shumë shpejt do të fillojnë me zgjerimin e rrjetit. Por shtoi se edhe këtë vit nuk mund të bëhet asgjë, pasi fillimi i sezonit tashmë është ofruar.

“Një Pjesë të Rrugës B, dhe një pjesë të lagjes Kalabria, do të ketë zgjerim të rrjetit, por tanimë procedurat tenderuese është duke i zhvilluar Komisioni Evropian. Dhe në moment që ata të jenë të gatshëm ne do të bashkëpunojmë më ta në drejtim të zgjerimit të rrjetit”, tha Uka.
Ndryshe, për pjesët e qytetit që tashmë janë të kyçura në ngrohjen e qytetit, Uka, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se ngrohja fillon me 15 tetor.

“Janë përkundu të gjitha intervenimet nëpër gypa apo kyçje ku ka pas prishje që kanë ndodh vitin paraprak, por, kanë mbetur edhe disa problem teknike që do te përfundohen deri në startimin e vitit të ri ngrohës”, tha ajo.Çmimet edhe këtë viti do të jen të ngjashme me vitin paraprak. 78 cent për metër katror për amvisnit dhe 97 cent për konsumatoret komercial./RTK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme