Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, ka nisur takimet me të rinjtë shqiptarë nga Rrësheni, ku zhvilloi takimin e parë e serisë së bisedave të Ambasadës Amerikane me të rinjtë.
Ambasadori u takua me nxënës të shkollës së mesme, foli mbi punën që Ambasada kryen në Shqipëri, si dhe bashkëbisedoi për të ardhmen, shpresat dhe sfidat e tyre. “Kjo është vizita ime e parë në Rrëshen dhe e dua këtu. Kjo është gjithashtu e vizita e parë e shumë takimeve me të rinjtë në qytete anembanë Shqipërisë. Ne kemi një mesazh për ju, por ne gjithashtu shpresojmë që të mësojmë diçka nga ju sot”, tha ai.
Sipas ambasadorit Lu, “ndryshime të mëdha po vijnë për Shqipërinë dhe të rinjtë kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në të ardhmen e Shqipërisë”. “Ju duhet të kërkoni ndryshim nga udhëheqësit tuaj”, iu drejtua Lu të rinjve.“U rrita në një vend të mahnitshëm, në Kaliforni. Kishim bukurinë e pabesueshme natyrore, njerëz të këndshëm dhe ushqim të shijshëm. Më kujton pak Rrëshenin. Në moshën 18 vjeç u largova nga Kalifornia për të studiuar, për të gjetur një punë dhe për të krijuar familje. E kuptoj tani që unë do të punoj dhe do të kursej paratë gjatë gjithë jetës sime, kur të dal në pension mund të kthehem në shtëpinë time në Kaliforni. Ju jeni të rinj. E ardhmja juaj është në Shqipëri dhe e ardhmja e Shqipërisë jeni ju”, tha ambasadori Lu.
Unë besoj fuqimisht, vijoi Lu, se Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian në dekadën e ardhshme. “Të gjithë ju, fëmijët dhe nipërit tuaj do të jetojnë si qytetarë të plotë të Evropës me të gjitha të drejtat dhe privilegjet e anëtarësimit në BE. Ky ndryshim dhe shumë të tjerë po vijnë. Mos e humbisni mundësinë tuaj për të qenë pjesë e tyre.
Prindërit mund t’ju tregojnë të gjitha ndryshimet që ata kanë parë: anëtarësimi në NATO; liberalizimi i vizave me BE-në, dekriminalizimi i parlamentit; reforma gjyqësore. Por ndoshta ju do të më thoni, ajo që duam është një edukim i mirë. Ne duam punë. Ne duam atë që shohim çdo ditë në TV, nga Mbretëria e Bashkuar, nga Gjermania dhe nga Shtetet e Bashkuara”, vijoi Lu.Duke i bërë thirrje të rinjve që t’i kërkojnë të gjitha këto të drejta, ambasadori Lu u shpreh se “gjëja më e mirë për brezine ri është se nuk janë të lidhur ngushtë me pritjet e ulëta të së kaluarës komuniste të këtij vendi”.“Ju kërkoni punë, si ata në Gjermani. Ju presin ligje kundër korrupsionit, siç kanë në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ju këmbëngulni për liritë personale, siç ndodh në SHBA.
Ju jetoni në demokraci. Nëse e kërkoni atë, qeveria juaj duhet të përgjigjet. Ose do t’i rrëzoni. Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkonin libra falas për studentët. Ky është një vend i vogël. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj.
Dhe kur qeveria ju tregon se nuk mund ta përballojë atë, ju duhet të pyesni se si ata janë duke paguar për ndërtesat e tyre qeveritare, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre të huaj”, vijoi më tej ambasadori i SHBA-së. Si një demokraci, përgjegjësia, sipas tij, qëndron tek të rinjtë. “Ne presim me padurim ditën kur ju të jeni udhëheqës të Shqipërisë. Ne e dimë se brezi juaj do të jetë më i mirë se gjenerata e tyre në udhëheqjen e Shqipërisë drejt së ardhmes së saj evropiane”, tha në përfundim Lu.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...