Përveçse kursen kohën dhe paratë, shpejton procesin e përgatitjes, tenxherja me presion gjithashtu ruan shijen, aromën dhe vlerat ushqyese të artikujve.
Dhe për të qenë dreka nga tenxherja e shijshme, me rastin e zierjes përmbajuni këtyre këshillave:
Përbërësit e gjellës në tenxhere do të duhej të plotësonin dy të tretat e vëllimit, ndërkaq artikujt të cilët krijojnë shkumë (orizi, perimet) vetëm gjysmën.
Koha e zierjes llogaritet nga momenti kur shfaqet avulli në ventilin sigurues (rreth 10 minuta).
Kur kalon koha e caktuar për përgatitjen e disa artikujve (bishtajoret 8 – 10 minuta, perimet e grira 5 – 10, mishi i viçit 9 – 12, mishi i ngrirë 30-35…), duhet pritur disa minuta që të ulet shtypja në tenxhere dhe vetëm atëherë të hapet.
Natyrisht, çdo prodhues do të theksojë edhe rregulla plotësuese dhe udhëzime të cilave duhet t’u përmbaheni, andaj më së miri është që t’i studioni mirë para se të filloni të zieni artikuj në tenxheren me presion.
Edhe disa vërejtje:
Mos e vendosni tenxheren me presion në furrë të nxehur, sepse mund të dëmtoni pjesët plastike dhe të gomës dhe sistemet e sigurisë.
Para çdo përdorimi të tenxheres gjithmonë sigurohuni a janë në rregull sistemet e sigurisë, pa kurrfarë dëmtimesh, dhe a janë të pastër shkruan “Telegrafi”. Pjesët shpenzuese të tenxheres me presion është e domosdoshme rregullisht të zëvendësohen.
Mos e përdorni tenxheren pa lëngje, sepse (për shkak të tejnxehjes) do të dëmtohen elementet e sigurisë dhe të mbylljes, si edhe fundi akuterm i enës.
Mos e hapni tenxheren me presion me dhunë apo para se të jetë plotësisht e sigurt që presioni i brendshëm ka rënë tërësisht (që i gjithë avulli ka dalë nëpërmjet ventilit).
Mos i prekni sipërfaqet e metalta të enës por përdorni doreza. Nëse është e nevojshme përdorni doreza mbrojtëse.
Para se ta lidhni me burimin e nxehjes sigurohuni a është kapaku i mbyllur mirë.
Kur tenxherja është nën presion, lëvizeni me kujdes. Para hapjes së tenxheres patjetër hiqeni nga priza.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...