Rachel Gallowey do të jetë ambasadorja e re Britanisë së Madhe në Maqedoni

11:59 | 30 Shtator 2017
Arbresh.info

Rachel Galloway do të jetë ambasadorja e re e Britanisë së Madhe në Maqedoni.

Gallowey, do të fillojë me punë në vendin e ambasadorit të deri tanishëm, Charles Garrett në korrik të vitit 2018.

Galloway është kryesuese e grupit të punës “Mashrek Maghreb” që punon në politikën e përbashkët të jashtme të Bashkimit Evropian, ku fokusi kryesor është bashkëpunimi me shtetet e Lindjes së Mesme dhe shtetet e Afrikës Veriore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme