Google ADS

Jozefina Topalli: Po të donte Berisha e hiqte Lulin për 24 orë

11:01 | 30 Shtator 2017
Arbresh.info

“Ishte e papritur, nuk gjen sens, nuk gjen logjik, nuk gjen arsye”, kështu është shprehu Jozefina Topalli për mungesën e saj ne parlament.

Ajo shprehet se ky ka qene një vendim i familjes Basha dhe për këtë arsye nuk ndjen keqardhje.

“Eshte nje vendim i familjes se Bashes, prandaj s’kam asgje keqardhje. Me vjen keq qe s’jam ne Parlament, por s’me vjen keq qe s’jam pjese e grupit te tyre. Nje pjese e atij grupi nuk kane lidhje me PD, nuk i lidh asgje me Partine Demokratike, nuk i kam pare ndonjehere te japin nje kontribut per te djathtet, nuk i njoh.

Ajo foli edhe per kohen qe ka qene ne qeveri dhe opozite me Lulzim Bashen dhe se cfare nuk i pëlqente te ai. “Gjate bashkejeteses me Bashen nuk me pelqente te ai papergjegjshmeria qe ai kishte ne ushtrimin e funksioneve shume te rendesishme qe kishte. Kur ishte ne Bashki, nuk punoi gjate kater viteve, nuk la asgje gjurme. Kryetar i Bashkise se Tiranes, eshte te jesh kryeminister i ketij qyteti. Te jesh kater vite dhe te mos lesh asgje, nuk e imagjinoj. Eshte detyre, eshte premtim eshte sfide”, – u shpreh ajo.

Ish-deputetja dekalron se nuk e ka besuar asnjehere qe Lulzim Basha do ta conte PD –ne ne nivelin tjeter, pasi e la Berisha. Ajo qe ndodhi sipas saj eshte shume e rende sepse te flirtosh dhe te jesh ne opozite nuk shkojne te dyja bashke. “Te flirtosh nuk do te thote te jesh ne qeveri, edhe pse ai ne qeveri ka qene 3 muaj rresht, me ata te ashtuquajtur ministra teknike”, tha Topalli e ftuar ne “Oktapod”.

Sipas saj Basha ka marre peng siglen e Partise Demokratike.

“Po te donte z. Berisha ta hiqte Lulin nga kreu i kesaj partie, kjo do te ndodhte brenda 24 oreve. Ai nuk e ben kete, sepse Berisha kur dha doreheqjen tha qe betejat e mia kane mbaruar”.

Topalli foli edhe sesa e ka zevendesuar Basha liderin Berisha ne krye te PD-se! “Nuk ishte e thjeshte qe pas ikjes se Berishes, dikush te zinte karrigen. Problemi eshte se te jesh kryetar i PD-se, se pari duhet te kesh autoritet moral, duhet te jesh i vertete, duhet te jesh frymezues, duhet te besh beteja te forta, nuk mendoj se ndonjeren prej tyre e ka Basha. Nga 2005 deri ne 2017, jane 12 vite ne politike, ka pasur te gjitha shanset per te na bindur se ai mund te ishte nje kryetar, por nuk e beri. Ne shkodranet kemi nje shprehje “nuk eshte me te bleme, asht me te leme”.

Nese ka nje fjale qe e pershkruan Lulzim Bashen eshte se: ai eshte i rreme ne fushate, i rreme kur flet”, – deklaroi ajo.

Topalli foli edhe per marrveshjen e 18 majit, dhe per zgjedhjet e fituara nga socialistet, duke u ndalur ne togfjaleshin: “Rama ia hodhi Bashes”

Turi: Pas Berishes del qe Rama del me i zgjuari si lider?

Jozefina: Varet se ke ke perballe pastaj!

Ish-deputetja e PD-se, shprehu rezerva edhe për mënyrën e komunikimit qe Basha kishte ne cadren e lirisë. “Basha ne 5 jave ne cader, ka sulmuar me shume perendimin se Ramiz Alia ne 5 vite”, – perfundon ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme