Në fundjavë me vranësira dhe intervale më të gjata me diell. Në ditët e fundjavës mbi rajonin tonë do të vazhdojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë me qendër mbi Skandinavi dhe masa më të ftohta ajrore, që do të sjellin përmirësim të motit, me intervale më të gjata me diell, por me mëngjese më të ftohta.
Ndërsa në Mesdhe vazhdon të mbetet aktive një turbullirë që do të mbajë të mbuluara me vranësira pjesët jugore të rajonit. Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, e ditën e diel pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës do të mbajë mot i mirë, kryesisht me diell.
Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Të martën gjatë mbrëmjes vranësirat do të shtohen, ndërsa ditën e mërkurë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të dobëta shiu.
Edhe pse minimalet në fundjavë do të jenë më të ulëta, maksimalet gjatë kësaj periudhe do të rriten në vlera mesatare. Temperaturat minimale do të sillen nga 4C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C, në fillim të javës.Era do të fryjë e lehtë nga verilindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale./arbreshi.info/
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur