Linda Rei braktis “Dance with me”

08:34 | 30 Shtator 2017
Arbresh.info

Pa filluar ende spektakli “Dance with me” Linda Rei u has me probleme. Në fillim nuk gjente partner e më pas kur e gjeti, nuk funksionoi.

Linda nuk mundi të përballojë presionet, emocionet dhe reagimet e shumta dhe vendosi të largohet, duke e braktisur spektaklin në mes.

Ditëve të fundit, Linda ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të debatit me moderatoren Rudina Magjistari mbi përcaktimin e termit “transgjinore”.

Pak ditë më parë e ftuara e radhës në emisionin e Rudina Magjistarit ishte Linda Rei.

Por biseda mes tyre mori nota diskutimi pasi moderatorja e quajti atë transgjinore. Kjo nuk i pëlqeu aspak asaj ndaj edhe e vazhdoi debatin me Rudinën.

“Unë nuk përfaqësoj asnjë komunitet, unë jam grua dhe përfaqësoj vetëm veten. Pse, ti përfaqëson bjondet?”, i tha Linda, duke iu kthyer ashpër Rudinës.

656584__b17rvhhiz 656584__rjereh3iz 656584__rkzsnn2ow

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme