Google ADS

Frashër Krasniqi nuk është liruar, ai është ndalur në mbajtje nga Policia

02:26 | 30 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Deputeti Frashër Krasniqi, i cili u përfshi në një rrahje dje me deputetin e Nismës, Milaim Zeka nuk është liruar siç u raportua nga mediat.

Periskopi ka marrë vesh se Krasniqit i janë caktuar 24 orë mbajtje nga Policia.

Gjithçka ndodhi gjatë një emisioni të drejtpërdrejt në Klan Kosova, kur Frashër Krasniqi grushtoi dy herë Zekën, i cili e ofendoi vazhdimisht deputetin e VV-së.

Nga përplasja fizike, Zeka ka marrë disa lëndime në fytyrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme