Historitë e dashurive jo gjithmonë janë të lehta, e sidomos kur bëhet fjalë për një lidhje midis dy meshkujve. E tillë ka qenë edhe historia e shkrimtarit Oscar Wilde.
Ai u burgos disa herë për shkak të homoseksualizmin e tij. Por pavarësisht vuajtjeve, historitë e tij të dashurisë mbetet të bukura.
Në qershor të vitit 1891 ai u takua me Lord Alfred “Bosie” Douglas, poet i ri 21 vjeçar që studionte në Oksford, që do të kthehej më pas në muzën e Wilde për të shkruar “Portretin e DorianGrayt”.
Gjatë kohës që jetuan së bashku, Oscar shkroi veprat themeltare të krijimtarisë së tij. Janë pafund letrat e dashurisë që ata i dërgonin njëri tjetrit, por ne po ju sjellim një nga letrat që është cilësuar si një perlë e letërsisë:
Letra e plotë:
I dashuri i të gjithë djemve! Letrat jote ishte e këndshme. Verë e kuqe dhe e bardhë për mua…Por jam i trishtuar. Nuk duhet të bësh skena me mua, ato më trishtojnë, më rrënojnë. Unë ju shoh si një krijesë që ke dalë nga antikiteti grek, dhe s’mund t’ju shoh të shtrembëruar nga pasioni. S’mund ti dëgjoj buzët e tua të buta të thonë gjëra të këqija për mua. Mos e thyej zemrën time. Ndjej se duhet të shoh sa më shpejt. Do të vij në Salisbury. Nuk e di si do t’ia bëj. Je diçka hyjnore për mua. Këtu ku jam ka shumë vështirësi. Fatura ime shkon £ 49 për një javë! Tashmë jam ulur në një stol pranë Thames, por ju, nuk jeni këtu i dashuri im, djali im i mrekullueshëm… Gjithmonë yti Oscar!
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...