Google ADS

“Zoti nuk bën gabime”, prindërit e krishterë heqin dorë nga mjekimi për vajzën

00:37 | 30 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një çift i krishterë lanë vajzën e tyre të porsalindur të vdesë nga verdhëza, ndërsa nëna deklaroi se “Zoti nuk bën gabime”.

Rachel Joy Piland, 30 vjeç, dhe burri i saj Joshua Barry Piland, 36, refuzuan të kërkonin trajtim mjekësor për vajzën e tyre Abigail, ka thënë policia, transmeton portali arbresh.info

christian-parents-let-newborn-baby-with-jaundice-die-because-god-does-not-make-mistakes-1

Çifti nga Lansing, Michigan, është akuzuar për vrasje të pavullnetshme.

Policia ka zbuluar detajet e vdekjes së foshnjës që humbi jetën pas tri ditësh.

Mamia dhe dy asistente që ndihmuan në lindje e kanë përshkruar vajzën si të shëndetshme, por ditën tjetër vajzës i është shfaqur verdhëza.

christian-parents-let-newborn-baby-with-jaundice-die-because-god-does-not-make-mistakes-2

Policia tha se gjendja e Abigail vazhdonte të përkeqësohej deri më 9 shkurt dhe nëna e Rachelës, Rebecca donte ta çonte fëmijën në spital.

Pas kundërshtimit të prindërve për trajtim mjeksor, foshnja ka ndërruar jetë./arbresh.info/

Të ngjashme