Frashër Krasniqi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje para pak minutash është larguar nga stacioni policor ku është marrë në pyetje për rrahjen me deputetin e Nismës, Milaim Zeka.
Tomë Gashi, avokat i Krasniqit ka sqaruar për “Indeksonline” se klienti i tij është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, ku i dërgohet Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Gashi ka bërë me dije se Krasniqi në deklaratën e tij ka thënë se në gjendje afekti nga fyerjet e Zekës e ka gjuajtur me ujë, deri sa Zeka më pas e ka qëlluar me shishe xhami. Kjo e ka bërë Krasniqin të reagojë dhe nën afeksion e ka grushtuar Zekën.
“Pas rastit i cili ka ngjan në Klan Kosova ku ka pasur përleshje mes deputetit Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, me kërkesë të prokurorit është intervistuar klienti im Frashër Krasniqi, ku edhe ka përfunduar tashmë intervista. Ai është marrë në pyetje lidhur me këtë incident. Ai është përgjigjur në të gjitha pyetjet e policisë dhe ka deklaruar se ka qenë i ofenduar dhe i fyer nga Milaim Zeka gjatë emisionit kështuqë të gjitha reagimet e tij kanë qenë për shkak të gjendjes afektive që i janë krijuar, për shkak të ofendimeve që i janë bërë nga deputeti Zeka. Në afeksion, ai fillimisht e ka gjuajtur me ujë dhe pastaj Milaim Zeka e ka goditur me shishe të xhamit, atëherë janë përleshë mes vete dhe ka ardhë deri te sulmi ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se policia ka pasur dyshime nëse Krasniqi ka qenë në arrest shtëpiak, por që kjo i është vërtetuar me vendimin ekzistues se ndaj deputetit qëndron masa e lajmërimit në gjykatë.
“Ky është marrë në pyetje për shkak të dyshimit se i ka shkaktuar lëndime trupore Milaim Zekës dhe rasti është shkuar në procedurë të rregullt. Ai pak para dy minutave është liruar nga stacioni policor ku është marrë në pyetje. Rasti i dërgohet Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kompetencë e tyre dhe është vërtetuar që Frashër Krasniqi e ka respektuar urdhrin e gjykatës sepse ka pasur një dyshim se mos ka qenë në arrest shtëpiak, kështu që u vonuam deri sa ia dërguam policisë vendimin”, ka thënë ai.
Ndryshe, rrahja e deputetëve ka ngjallur shumë reagime, përfshirë edhe të Qeverisë së Kosovës. Këta të fundit e kanë dënuar ashpër rrahjen, duke e quajtur vepër të shëmtuar.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...