Haxhiu-Hoxhës: Ministrja e klanit Pronto flet për rrugaçëri

23:47 | 29 Shtator 2017
M. A.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj Ministres për Integrim, Dhurata Hoxha, e cila pas sulmit që ndodhi mes deputetit Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, ajo e quajti rrugaç këtë të fundit.

Lexo edhe: Ministrja e Integrimit për VV-në: Me zemër e me mendje rrugaçë

Deputetja Haxhiu, i ka thënë Hoxhës, se ajo vazhdon të fshehë të vërtetat e subjektit të saj, madje ka përmendur edhe Astrit Deharin, për të cilin ka thënë se ai vdiq në duar të organeve përgjegjëse, përderisa vetë Hoxha ishte ministre e drejtësisë.

Postimi i Haxhiut:

Ministrja e klanit Pronto flet për rrugaçëri!

Duke sulmuar të tjerët, e veçanërisht Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Dhurata Hoxha përpiqet vazhdimisht ta fsheh të vërtetën; atë se krerët e subjektit të saj kanë krijuar milionat e tyre në mënyrë të paligjshme në kurriz të qytetarëve të varfër.

Duke i sulmuar të tjerët, e veçanërisht Lëvizjen VETEVENDOSJE!, Dhurata Hoxha përpiqet vazhdimisht të fsheh se gjatë qeverisjes de fakto dhe de jure rreth njëzetvjeçare të subjektit dhe të saj personalisht; Republika e Kosovës shquhet për krim dhe korrupsion.

Duke qenë pjesë e kësaj strukture parapolitike, sigurisht se detyra e saj nuk mund të jetë sjellja e drejtësisë; por fyerjet, sulmet dhe shpifjet ndaj atyre që e kundërshtojnë padrejtësinë.

Dhurata Hoxha; emri Astrit, do të rëndojë mbi ty sa të jetë jeta. Të rikujtojë se aktivisti jonë Astrit Dehari vdiq në duart e organeve përgjegjëse shtetërore përderisa ishe ministre e drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme