Google ADS

Refugjatja që sfidoi Angela Merkelin fiton statusin e qëndrimit të përhershëm

23:38 | 29 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Vajza palestineze që sfidoi kancelaren Angela Merkel rreth trajtimit të refugjatëe në Gjermani, ka fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm.

Reem Sawhil morri vëmendjen e mbarë mediave botërore në vitin 2015, pasi gjatë një debate me kancelaren gjermane shpërtheu në lot, duke i thënë Merkelit se ka frikë që ajo dhe familja e saj mund të deportohen, transmeton portali arbresh.info

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se vajza ka fituar statusin e qëndrimit të përhershëm në Gjermani.

Agjencia e lajmeve dpa ka bërë të ditur se Saëhil dhe familja e saj nuk do të deportohen dhe se mund të aplikojnë për shtetësi gjermane.

Merkel u kritikua se nuk shfaqi ndjeshmëri ndaj vajzës në fjalë, e cila atë kohë ishte vetëm 14 vjeç. Disa javë më vonë, kancelarja vendosi të hapë kufijtë e Gjermanisë dhe pranoi dhjetëra mijëra refugjatë që ishin mbërthyer në Hungari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme