Persona të panjohur kanë sulmuar me gurë qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.
Nga ky sulm, që ka ndodhur sonte rreth orës 22:30 janë thyer xhamat e zyrës së kësaj partie, që gjenden në katin e dytë të një objekti në afërsi të “Urës së Gurit” në Pejë.
Ne momentin e sulmit, brenda në Zyra kanë qenë aktivistët e këtij subjekti, që po përgatiteshin për tubimin e nesërm që ka Vetëvendosja në Pejë, njofton korrespodenti i grupit KOHA në Pejë. Siç mësohet asnjë prej aktivistëve nuk është lënduar.
“Deri sa shtabi zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje ishte duke punuar për tubimin e nesërm në Pejë, persona të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Për rastin është njoftuar policia”, thotë Taulant Kelmendi, shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.
Ai thotë se nuk ka ndonjë dyshim pse ka ndodhur ky sulm, dhe se nuk dihet nëse i njëjti mund të jetë nxitur nga incidenti që ndodhi sonte në një debat televiziv mes deputetit të LVV-së, Frashër Krasniqi dhe deputetit nga subjekti Nisma për Kosovën, Milaim Zeka.
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...