Votuesit e Brexit ka shumë gjasa të pranojnë se janë racistë

22:42 | 29 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Votuesit e Brexit kanë më shumë gjasa të pranojnë pikëmapjet e tyre racistë, zbulon një studim i fundit.

Më shumë se një e treta, rreth 34%, që votuan për largimin e Britanisë nga BE-ja, thanë se ishin “shumë” ose “me pak” paragjykime racore, ndërkohë që vetëm 18% e votuesve kundër Brexit kanë pranuar të njejtën gjë, transmeton portali arbresh.info

Institute Rynnymede Trust ka shprehur shqetësimin e tij se rreth 26% e popullit në Britani të Madhe vazhdon të indentifikohet si raciste.

“Kjo është kundër trendit drejt qëndrimeve shoqërore liberale ndaj subjekteve tjera dhe pikëpamjes që racizmi i shprehur hapur ka rënë”, tha drejtori i Runnymede Trust, Omar Khan.

Gjinia dhe partia politike ishin gjithashtu faktorë të rëndësishëm, ku 29% e meshkujve kanë pranuar se përqafojnë pikëpamjet raciste, krahasuar me 23% të grave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme