Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka reaguar pas përleshjes fizike në mes të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haziri thotë se dhuna është mesazhi më i keq, që mund të vijë nga një përfaqësues i popullit.
Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook.
E vetmja rrugë për të ecur përpara shoqëria jonë është rruga e paqes, durimit, dialogut e tolerances. Këto janë vlera që duhet të ruhen. E duam këtë vend të qetë, të zhvilluar dhe me perspektivë për të rinjtë tanë. Jo me dhunë, e cila është mesazhi më i keq, sidomos kur kjo vije nga përfaqësuesit e popullit. Turp!
Përleshja në mes të deputetit të Vetëvendosjes dhe atij të Nismës, erdhi kur Krasniqi grushtoi Zekën.
Para kësaj po zhvillohej një debat televiziv i ashpër mes tyre.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...