Google ADS

Rihanna qorton Trumpin: Mos lejo që njerëzit e tu të vdesin!

20:34 | 29 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Rihanna ka kritikuar ashpër Presidentin Trump, pasi sipas saj administrata e tij nuk është duke bërë shumë për krizën humanitare që ka goditur Puerto Ricon pas uraganit Maria.

Ajo ka theksuar se Presidenti nuk është duke i kushtuar vëmendje të mjaftueshme katastrofës që është duke ndodhur në ishull, transmeton portali arbresh.info

“I dashur Donald Trump. E di që ndoshta deri me tani e keni parë këtë, por unë vetëm dua që të sigurohem. Mos lejoni që njerëzit tu të vdesin në këtë mënyrë”, ka shkruar në llogarinë zyrtare në Twitter këngëtarja.

CNN ka kërkuar një koment nga Shtëpia e Bardhë, por nuk ka arritur që të marrë përgjigjje.

Puerto Rico është duke kalua nëpër një gjendje shumë të vështirë, pasi pothujase 80 përqind e ishullit është shkatërruar nga uragani Maria.

Një pjesë e madhe e njerëzve kanë mbetur pa kulm mbi kokë, ndërsa gjithashtu janë duke vuajtur për rrymë elektrike dhe ushqim./arbresh.info/

https://twitter.com/rihanna/status/913356709321519104

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme