Google ADS

Pacolli kërkon pezullimin e gradave diplomatike që janë dhënë nga Emanuel Demaj (Dokument)

20:23 | 29 Shtator 2017
M. A.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me anë të një letre ka kërkuar nga sekretari dhe drejtori i Përgjithshëm i MPJ-së, që të pezullojnë dhe të rishqyrtojnë gradat diplomatike që janë dhënë gjatë muajit shtator.
 Gjatë kësaj periudhe në krye te Ministrisë së jashtme si ushtrues detyre ka qenë, Emanuel Demaj.

Në kërkesën e siguruar nga lajmi.net, Pacolli e ka arsyetuar këtë kërkesë  me dhënien e një numri të madh të gradave për një periudhë të shkurtër.

“Kjo kërkesë e imja ka për qëllim ndërmarrjen e masave parandaluese dhe efekteve që mund të krijojnë në publik, dhënia e një numri të madh të gradave diplomatike brenda një periudhe të shkurtër, aq më pak kur kjo periudhë ka qenë kalimtare dhe qeveria e Kosovës ka qenë në dorëheqje”, thuhet në kërkesën e Pacollit.

Ai ka kërkuar që këto hapa të ndërmerren sa më shpejt.

Lexoni letrën e plotë:

eee bbb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme