Zeka thotë se sulmi u përgatit nga Albin Kurti, paralajmëron padi

20:03 | 29 Shtator 2017
M. A.

Pas incidentit në një emision LIVE, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi ka goditur me grushte deputetin e Nismës Milaim Zeka, ky i fundit ka paralajmëruar se do ta padisë Krasniqin për sulm fizik, shkruan arbresh.info

Zeka në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se sulmi nuk ishte nga Frashër Krasniqi, por i përgatitur nga Albin Kurti.

“Normal se do ta padis. Një sulm fizik i përgatitur. Mu nuk me ka sulmuar Frashri më ka sulmuar fizikisht, por përgatitja ka ardhur nga ana e Albin Kurtit. Kaq mund të them”, ka thënë shkurt Zeka.

Ai ka thënë së është në gjendje të mirë shëndetësore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme