Publikohet kënga e Era Istrefit me French Montanan (VIDEO)

17:48 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Kënga u paralajmërua se do të publikohet më 25 gusht, më pas më 25 shtator, ndërsa vetëm sot ka dal në treg.

Era Istrefi ka sjell projektin e ri muzikor të shumëpërfolur në rrafshin ndërkombëtar.

Në fakt, kënga e re e këngëtares shqiptare është publikuar në iTunes, të cilën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU: itunes.apple.com/us/album/no-i-love-yous-feat-french-montana/id1289958128?i=1289958228.

“No I love Yous”, titullohet kënga e cila vjen në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror French Montana.

Nuk dihet nëse kënga do të shoqërohet me ndonjë vidoklip, pasi që këngëtarja e ka sjell në llogarinë personale në Facebook një pjesë të shkurtër të një videoje të shoqëruar me këngën.

Kujtojmë se prishtinasja u bë e njohur në rrafshin ndërkombëtar me këngën “BonBon” dhe “Redrum”.
Ndryshe, Era ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.

http://www.facebook.com/strefie/videos/1997597757125773/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme