Benedikt Howedes erdhi me shumë bujë te Juventusi, por ende nuk ka debutuar.
Ai ka pësuar dy dëmtime të njëpasnjëshme dhe do të qëndrojë jashtë fushave dhe për një muaj.
Dëmtimin e parë e kishte muskulor dhe kaloi shumë shpejtë, por ky i dyti është më i rëndë. Kjo ka bërë që lojtari ende të mos debutojë me fanellën bardhezi.
Mos angazhimi i tij ndikon keq edhe te Schalke, dhe për ketë drejtori sportiv, Christian Heidel, ka thënë se klubi gjerman është gati ta ndihmojë në kurim.
“Nëse Benedikt do, ne jemi gati ta kurojmë”, ka thënë ai.
Klubi gjerman është i interesuar që të shërohet lojtari, pasi Juventusi e ka huazuar për vlerën e 3.5 milionë eurove.
Por klauzola e tij është se nëse luan 25 ndeshje zyrtare, bardhezinjtë duhet ta paguajnë tërë kartonin e tij që vlen 13 milionë euro.
Lojtari nuk është ndarë mirë me klubin gjerman dhe nuk besohet se do ta konsiderojë një ndihmë të tillë.
Deklarata e Heidel mund të jetë edhe ironizim për Juventusin, që nuk ka ditur të menaxhojë me lojtarin.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut