Reese Witherspoon ka folur për zgjedhjen e saj për t’u martuar me ish-burrin Ryan Phillippe në moshën 23 vjeçare.
Në një intervistë të enjten, ylli i Big Little Lies la të kuptohet se ajo mund të ketë qenë shumë e re dhe jo shumë e sigurt, kur kurorëzoi dashurinë e saj me babanë e dy fëmijëve të saj të parë.
“Është për një kapitull tjetër në jetën tuaj. Çfarë do të bëni kur të arrini në moshën 40 vjeçare dhe keni marrë një vendim kur keni qenë 25 vjeçare për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë?”, ka thënë ajo derisa foli për filmin e saj të ri “Home Again” dhe dha detaje mbi karakterin e saj në film.
Witherspoon dhe Phillippe u takuan për herë të parë në vitin 1997 në festën e ditëlindjes së 21-të të aktores dhe u martuan vetëm dy vjet më vonë.
Ata kanë dy fëmijë së bashku: Ava, 18 dhe Deacon, 13. Witherspoon dhe Phillippe u divorcuan në vitin 2007.
“Nuk e di, ndonjëherë është mirë ta njohësh veten [së pari],” tha ajo para se të qartësonte, “Unë kurrë nuk do të ndryshoja asgjë”.
Ndërsa aktorja fituese e çmimeve Oscar dhe Emmy tha se pavarësisht se nuk do të kishte bërë asgjë ndryshe në jetën e saj, kjo nuk do të thotë se ajo dëshiron që vajza e saj 18 vjeçare të ndjekë të njëjtën rrugë sikur e ëma.
“Unë i kam thënë vajzës time, mendoj se ju e dini, në moshën 25 vjeçare filloni ta njihni veten pak më mirë,” këshilloi Ëitherspoon.
Pavarësisht nga ndarja, Witherspoon dhe Phillippe kanë mbetur miq të ngushtë dhe me sukses rrisin dy fëmijët e tyre.
Aktorja më vonë u martua me agjentin e talenteve, Jim Toth në vitin 2011 dhe ka fëmijën e saj të tretë, djalin 5-vjeçar,Tennessee.
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...
Kadetët e FSK-së marshojnë me sukses në kushte të rënda atmo...