Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert.
Anne Dostert e uroi Kryeministrin për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Gjatë takimit, Dostert foli për mundësitë e investimeve në Kosovë, për projektet dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë Anne Dostert, tha se angazhimi i pjesëtarëve të KFOR-it, nga Luksemburgu në Kosovë, është pjesë e kontributit që shteti ynë ka dhënë për vendin tuaj.
Kryetari i AAK-së dhe Dostert, u dakorduan që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojë edhe më tutje, me theks të veçantë në shëndetësi dhe arsim.
Haradinaj falënderoi Anne Dostert si dhe shtetin e Luksemburgut për investimet e vazhdueshme në fusha të ndryshme në Kosovë.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç